Sigurimi kufitar

Sigurimi kufitar është i detyrueshëm për të gjitha automjetet me targa të huaja që nuk posedojnë sigurim të detyrueshëm të autopërgjegjësisë të vlefshëm për trafik në Republikën e Maqedonisë (së Veriut). Ky lloj sigurimi paraqet mbrojtjen e automjeteve të huaja që janë në tranzit në vendin tonë, pra është i vlefshëm vetëm brenda kufijve të Republikës së Maqedonisë (së Veriut).

Varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit, sigurimi kufitar mund të jetë në kohëzgjatje prej 15, 30, 60, 90, 185 ditësh ose të mbulojë një vit.

Premia (Çmimi i sigurimit) e policës së sigurimit kufitar varet nga kohëzgjatja e qëndrimit dhe mund të arrijë shumën:

  • për 15 ditë – 50 euro
  • për 30 ditë – 70 euro
  • për 60 ditë – 110 euro
  • për 185 ditë – 250 euro
  • për 1 vit – 350 euro