Sigurimi shëndetësor privat vullnetar

Sigurimi shëndetësor privat vullnetar

Nevoja për një standard më të lartë të shërbimeve shëndetësore krijon nevojën për sigurimin që do të mbulojë një fushë të gjerë të shërbimeve shëndetësore, me të cilën do të jenë në dispozicion kontrollimet specijalistike, analizat diagnostike, procedurat kirurgjikе, mjekimet, rehabilitimet, që nuk janë të mbuluar me sigurimin shëndetësor të detyrueshëm.

Sigurimi shëndetësor privat mbulon të gjitha shpenzimet mjekësore të siguruarve dhe hap një ofertë të gjerë të shërbimeve shëndetësore.

Shfrytëzuesi i këtij lloji të sigurimit mund të jetë vetëm personi i cili ka statusin e personit të siguruar në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm. Personat nën moshën e 18 vjeç mund të sigurohen në të njëjtën policën me prindërit e tyre.

Sigurimi mund të jetë në një formë individuale ose si një pako familjare, dhe premia vjetore për këtë sigurim varet nga mosha e të siguruarit.