Kartoni jeshil

Gjathë udhëtimit me automjetin tuaj jashtë Republikës së Maqedonisë (së Veriut), është e nevojshme të keni Kartonin jeshil për automjetin, i cili nënkupton zgjerimin teritorial të sigurimit të Autopërgjegjësisë në të gjitha vendet europiane.

Ky është një lloj sigurimi i detyrueshëm dhe garanci për dëmet e shkaktuara me automjetin tuaj palëve të treta në teritori të vendit ku ka ndodhur aksidentin. Kompania e sigurimit do të kompenzojë dëmin në emrin tuaj.

Kartoni jeshil përfshin:

  • dëmet materiale (automjetet e dëmtuara, objektet në rrugë etj.)
  • dëmet jomateriale (personat e dëmtuar, personat e vdekur, kompenzimet e fondeve të huaja shëndetësore dhe pensionale etj.) D.m.th. Të gjitha dëmet të shkaktuara palëve të treta, sipas ligjeve që janë në fuqi në vendin ku ka ndodhur aksidentin.

Vlefshmëria e Kartonit jeshil është lidhur me vlefshmërinë e policës për autopërgjegjësinë. Me skadimin e afatit të policës për autopërgjegjësinë, automatikisht skadon edhe vlefshmëria e Kartonit jeshil.

Çmimi i policës për Kartonin jeshil varet nga fuqia e motorit, ndërsa për automjet për transportin e mallrave çmimi është fiks.

Automjeti Çmimi
Automjet udhëtimi deri në 66 kW 3.690 den.
Automjet udhëtimi mbi 66 kW 5.536 den.
Automjet udhëtimi deri në 66 kW 1.850 den.
Automjet udhëtimi mbi 66 kW 3.075 den.
Automjete tërheqëse, automjete sepciale, motoçikleta dhe automjete pune 5.536 den.
Automjet për transportin e mallrave, autobusa 17.222 den.