Sigurimi vendas dhe ndërkombëtar

Sigurimi i mallrave gjatë transportit (kargo)/vendor – ndërkombëtar

Sigurimi i mallrave nënkupton sigurimin për të gjithë klientët që merren me importin ose eksportin e mallrave, mbulimin e dërgesave që udhëtojnë me rrezikun e siguruarit, nga vendi i ngarkimit deri në vendin e shkarkimit.

Kjo policë siguron mbulimin e dërgesave pavarësisht nga lloji i mallrave, automjeti transportues, dhe relacioni. Në përputhje me nevojat tuaja, ju mund ta zgjedhni mbulesën për transportin tokësor, ajërorë, detar, ose për transportin kombinuar.

Gjatë transportit vendas dhe ndërkombëtar, dërgesat ose mallrat në transport janë të ekspozuara në rreziqet e mëdha si dhe në dëmet e pjesshme dhe e plota.

Dëmtet e mallrave mund të ndodhet si pasoja e:

  • aksidentit rrugor të një automjeti transportues
  • zjarrit ose shpërthimit si shkaqet e jashtme dhe e jashtëzakonshme
  • fatkeqësisë natyrore
  • vjedhjes
  • demtimit të dërgesës së siguruar gjatë transportit (duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin)
  • dëmtimit të ambalazhit etj.

Llojet e sigurimit kargo janë:

  • sigurimi me policën individuale të dërgesave individuale në transportin vendas dhe ndërkombëtar
  • sigurimi me policën e përgjithshme të dërgesave në transportin vendas dhe transportin ndërkombëtar

Siguruari mund të zgjedhë mes dy llojeve të kohëzgjatjes së sigurimit, dhe të marrë sigurimin e njëfishtë ose një sigurim afatgjate. Kështu, me policën individuale sigurohet kryerjen e njëfishtë të transportit, ndërsa me një marrëveshje të hapur, transportuesi mund të sigurojë kryerjen e transportit ndërkombëtar për një periudhë më të gjatë, me të cilin do të përfshijnë të gjitha dërgesat.