Një nga investimet më të mira që mund t’i bëni është sigurimin e shtëpisë dhe sendeve. Me investimin e vogël mund të siguroni mbrojtjen dhe sigurimin e shtëpisë dhe sendeve personale në të. Çmimi i sigurimit të objekteve ndërtimore është vlera e vet objektit. Sendet në amvisëri sigurohen në shumën prej 30 përqind të vlerës së tij.
Sigurimi i amvisërisë përfshin:
- Objektet e banimit, banesat, dhe ndërtesat individuale, siç janë, objekte ndërtimore për banim të vendosura me instalim elektrik, termik, kanalizues dhe të furnizuar me ujë.
- Sendet në amvisëri, sendet, me të cilat pajiset banesa, sendet për përdorimin personal që gjenden në ndërtesën që i shfrytëzojnë siguruesin dhe anëtarët e familjes së tij.
- Përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara “nga” dhe ndaj palëve të treta.
- Pagimin e harxhimeve të strehimit për siguruesin dhe familjen e tij kur banesa është dëmtuar në atë masë që nuk është e përshtatshme për të jetuar në të.
Sigurimi i amëvisërisë i përfshin edhe sigurimet e rreziqeve themelore, siç janë:
- Zjarri
- Goditja e rrufes
- Shpërtimet (përveç shpërtimit bërthamor) dhe kontaminimi radioaktiv
- Stuhia
- Breshëri
- Manifestimet dhe demonstratat publike
- Rënija e fluturimeve ajrore
- Rrjedhja e ujit nga instalimet ujore dhe kanalizuese
- Rrjedhja e ujit nga gypat kanalizues i ujit të ngrohtë
- Vjedhja dhe grabitja, мe përjashtim të banesave të pabanuara dhe shtëpive për uikend nëse nuk është rënë dakord në një mënyrë tjetër.
Përveç kësaj, Sigurimi i amvisërisë mund të përfshijnë edhe sigurimet e rreziqeve plotësues, siç janë:
- Përmbytja, shiu i rrëmbyeshëm
- Rrëshqitja dhe rrëzimi i tokës
- Orteku me dëbore
- Thyerja e xhamave