Sigurimi i amvisërisë

Sigurimi i amvisërisë

Një nga investimet më të mira që mund t’i bëni është sigurimin e shtëpisë dhe sendeve. Me investimin e vogël mund të siguroni mbrojtjen dhe sigurimin e shtëpisë dhe sendeve personale në të. Çmimi i sigurimit të objekteve ndërtimore është vlera e vet objektit. Sendet në amvisëri sigurohen në shumën prej 30 përqind të vlerës së tij.

Sigurimi i amvisërisë përfshin:

  • Objektet e banimit, banesat, dhe ndërtesat individuale, siç janë, objekte ndërtimore për banim të vendosura me instalim elektrik, termik, kanalizues dhe të furnizuar me ujë.
  • Sendet në amvisëri, sendet, me të cilat pajiset banesa, sendet për përdorimin personal që gjenden në ndërtesën që i shfrytëzojnë siguruesin dhe anëtarët e familjes së tij.
  • Përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara “nga” dhe ndaj palëve të treta.
  • Pagimin e harxhimeve të strehimit për siguruesin dhe familjen e tij kur banesa është dëmtuar në atë masë që nuk është e përshtatshme për të jetuar në të.

Sigurimi i amëvisërisë i përfshin edhe sigurimet e rreziqeve themelore, siç janë:

  • Zjarri
  • Goditja e rrufes
  • Shpërtimet (përveç shpërtimit bërthamor) dhe kontaminimi radioaktiv
  • Stuhia
  • Breshëri
  • Manifestimet dhe demonstratat publike
  • Rënija e fluturimeve ajrore
  • Rrjedhja e ujit nga instalimet ujore dhe kanalizuese
  • Rrjedhja e ujit nga gypat kanalizues i ujit të ngrohtë
  • Vjedhja dhe grabitja, мe përjashtim të banesave të pabanuara dhe shtëpive për uikend nëse nuk është rënë dakord në një mënyrë tjetër.

Përveç kësaj, Sigurimi i amvisërisë mund të përfshijnë edhe sigurimet e rreziqeve plotësues, siç janë:

  • Përmbytja, shiu i rrëmbyeshëm
  • Rrëshqitja dhe rrëzimi i tokës
  • Orteku me dëbore
  • Thyerja e xhamave