Udhëtarët në transportin publik

Gjathë regjistrimit të automjeteve me të cilat kryhet transportin publik e udhëtarëve, personi juridik i autorizuar për kryrjen e transportit publik të udhëtarëve është i detyruar të blejë policën e sigurimit për udhëtarët në transportin publik.

Ky sigurim ofron mbrojtjen e udhëtarëve nga pasojat e një aksidenti, nga aksidenti në rast të vdekjes, me paaftësinë për kryerjen e punës, shpenzimet e nevojshme mjekësore dhe me humbjen e përhershme të aftësisë së përgjithshme të punës që janë të përcaktuara me ligjin për Sigurimin e detyrueshëm në komunikacion.

Ky sigurim është i dedikuar çdo personit që gjendet në një nga mjetet e transportit publik, si dhe personat që janë në hapësirat e stacionit, portin detar, ose në afërsi të mjeteve të transportit para hyrjes ose daljes, për të cilët duhet të vërtetohet se ata kanë për qëllim të udhëtojnë me mjetet e transportit publik.

Shumat minimale të sigurimit për një udhëtar janë:

  • 4500 euro në rast të vdekjes,
  • 9000 euro në rast të humbjes së përhershme të aftësisë së përgjithshme të punës,
  • 2200 euro në rast të paaftësisë kalimtare të punës dhe shpenzimeve të nevojshme për mjekim.