ÇFARË NDODHET ME SIGURIMIN NGA AUTOPËRGJEGJËSIA NËSE JU DO TË JEPNI HUA AUTOMJETIN TUAJ PERSONIT TJETËR?

ÇFARË NDODHET ME SIGURIMIN NGA AUTOPËRGJEGJËSIA NËSE JU DO TË JEPNI HUA AUTOMJETIN TUAJ PERSONIT TJETËR?

Shpesh herë ndodhet mikut ta jepni hua makinën tuaj. Në rast të fatkeqësisë së trafikut, është e rëndësishme që ju dhe miku juaj ta keni informatat e saktë për pasojat dhe situatat me sigurimin e automjeteve.

Sigurimi nga Autopërgjegjësia është lidhur me automjetin, por jo me pronarin. Ai mbulon dëmin material që shoferi e ka shkaktuar në një aksident trafiku dhe dëmet jo-materiale, siç janë: (lëndime trupore, vdekje) dhe dëmet e shkaktuar palës së tretë gjatë një aksidenti të trafikut.

Në rast kur policia ndalon automjetin si pasoja e veprës penale, personi që është shofer në automjetin gjithmonë është përgjegjës për veprën e shkaktuara. Ai paguan dëmin, pavarësisht nga ajo se kush është pronari i automjetit. Por, në rast kur automjeti nuk u ndalua nga policia, por e ka zënë në radar, dhe miku juaj nuk e pranon fajësin, dënimin do t’i shqiptohet pronarit të automjetit.

Gjatë ndodjes së një aksidenti të trafikut, sigurisht se shoferi është fajtori i aksidentit. Në rast kur nuk është e mundur të përcaktohet kush është fajtori i aksidentit dhe kush e ka drejtuar automjetin në momentin e aksidentit, dënimin do t’i shqiptohet pronarit të automjetit.

Është e rëndësishme që të jeni siguruar veten dhe automjetin tuaj nga problemet e mundshme dhe posaçërisht në rast kur ia jepni hua automjetin mikut dhe ai duhet të kalojë kufirin shtetëror. Shoferi duhet të posedojë leje qarkullimin, patentë shoferin, patent shoferin ndërkombëtar, pasaportin, kartonin jeshil dhe autorizimin e detyrueshëm për drejtimin e automjetit të huaj.