Këshillat dhe gabimet gjatë blerjes së policës për sigurimin e jetës – Çfarë është e detyrueshme që duhet të dihet?

Këshillat dhe gabimet gjatë blerjes së policës për sigurimin e jetës – Çfarë është e detyrueshme që duhet të dihet?

Sigurimi i jetës është një zgjidhje afatgjatë që ofron kombinimin e një forme më së sigurtë të kursimeve, ai është siguria dhe sigurimi. Me policën për sigurimin e jetës ju do të keni përfitime të dyfishta: ato ofrojnë mbrojtjen financiare juve dhe familjës suaj, ndërsa në të njëjtën kohë sigurojnë kursimet afatgjata të mjeteve financiare.

Këshillat e dobishëm gjatë blerjes së policës për sigurimin e jetës janë:

  1. Kërkoni ndihmën profesionale nga personi profesional, para se të lidh kontratën për sigurimin e jetës.
  2. Zgjidhni policën që është në pajtim me mundësitë dhe nevojat tuaja për një periudhë të gjathë kohore.
  3. Siguroni kohë të mjaftueshme për t’i lexuar dhe për t’i kuptuar kushtet për sigurimin dhe pyesni për atë që nuk e kuptoni.
  4. Përgjigjuni me vërtetësinë rreth situatës shëndetësore që është një pjesë nga polica për sigurimin e jetës.
  5. Informohuni për kushtet e blerjes dhe shumat e vlerës së blerjes së policës.
  6. Informohuni për rreziqet që janë të përjashtuara nga kontrata e sigurimit.

Gabimet që mund t’i bëni gjatë blerjes së policës për sigurimin e jetës janë:

  1. Pranimi i policës nga kompania e parë e sigurimeve – Para se të lidhni një marrëveshje për sigurimin e jetës më e mire është të bisedoni me sa më shumë agjentet nga kompanitë e ndryshme. Niseni nga fakti se ju dhe familja juaj duhet t’i merrni përfitimet të cilat janë të përshtatshme dhe kjo do ta arrini vetëm me zgjedhjen e kompanisë së sigurimit me kushtet më të mira. Gjeni kohë të lire për të ditur opsionet e mundshme, për të zgjedhur policën më të volitshme.
  2. Marrja e një vendimi pa konsultim paraprak – Nëse vendosni ndihmën nga ana e agjentit i cili është i motivuar për të shitur vetëm një lloj të policës nga kompania konkrete e sigurimit, rrezikoni të merrni policën që nuk është më të mirë. Duhet të dini se polecat dallohet nga njëra deri në tjetrën kompani, jo vetëm sipas çmimit, por edhe sipas mbulimit. Duhet të jeni i sigurtë se ju kuptoni të gjitha kushtet siç janë: çmimi, përfitimet dhe ajo që mund ta humbni nëse nuk realizohet plani për pagimin. Me konsultimin adekuat ju mund të merrni një vendim më të mirë.
  3. Informatat e gabuara për pronësinë – Gabimet më të mëdha që i bëjnë njerëzit kur blejnë sigurimin e jetës është ajo që ata nuk tregojnë pronësinë dhe nuk rregullojnë statusin e tyre në policën. Së pari, sigurohuni se të gjitha informatat që ju i keni dhënë në policën janë të sakta dhe azhurohen rregullisht. Duhet të keni kujdes për detajet, posaçërisht gjatë divorcit ose vdekjes së bashkëshortit, në këtë situatë është e detyrueshme t’i ndryshoni shfrytëzuesit e policës.
  4. Sigurohuni se partneri juaj, fëmijët tuaj dhe më të afërmit do të jenë të mbulur në rast kur diçka mund të ndodhet juve. – Mos pritni shumë kohë për të blerë policën për sigurimin e jetës. Pagimin e sigurimit të jetës varet nga jeta juaj dhe shëndeti juaj. Sa më shumë do të pritni, aq më shumë do të paguani.