Këshillojmë – Çfarë në rast të dëmit të automjetit tuaj, kur ju nuk jeni fajtor?

Këshillojmë – Çfarë në rast të dëmit të automjetit tuaj, kur ju nuk jeni fajtor?

Çfarë në rast të një aksident trafiku, në të cilin ju nuk jeni fajtor, por keni dëm të automjetit tuaj?

Në rast të dëmit të automjetit tuaj, i shkaktuar nga ana e automjetit tjetër, kërkesën për dëmshpërblimin ju duhet të paraqitni në kompaninë e sigurimeve në të cilën është i siguruar personi që ka shkaktuar dëmin. Por nëse automjeti juaj është i dëmtuar nga automjeti i cili nuk është i siguruar, atëher kërkesën për dëmshpërblimin dorëzohet në kompaninë e sigurimeve në të cilën ju jeni i siguruar.

Kur dëmi është shkaktuar nga automjeti i panjohur, ju nuk mund të kërkoni dëmshpërblimin për dëmin material të shkaktuar. Ju mund të kërkoni pagesën vetëm në rast të dëmeve jomateriale, që i përfshijnë lëndimet trupore, shkatërrimin shëndetësor ose vdekjen. Në këtë rast, aplikacioni dorëzohet Byrosë Kombëtare të Sigurimeve.

Nëse dëmi i automjetit tuaj është shkaktuar nga një automjet i huaj, kërkesën për dëmshpërblimin i dorëzohet Byrosë Kombëtare të Sigurimeve, ose kompanisë së sigurimeve në vendin tonë, e cila ka nënshkruar një marrëveshje korespondence me kompaninë e huaj përgjegjëse të sigurimeve. Informata të tilla mund të kërkoni në Byronë Kombëtare të Sigurimeve.

Sidoqoftë, ju këshillojmë të vozitni me kujdes dhe t’i respektoni Rregullat e komunikacionit për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve rrugore.